Namazi i Xhumas |GLOBI ISLAM|
Allahu ka obliguar ditën e xhuma (të premte), në kohën e namazit të drekës, njërin prej riteve më madhështorë dhe më obligativ të Islamit. Në të muslimanët tubohen një herë në javë, dëgjojnë këshilla e orientime që i paraqet imami i xhumasë e më pas falin namazin e xhumasë. Vlera e ditës së xhuma Dita e xhuma është dita më e madhe, më e lartë dhe më e nderuar e javës. Këtë ditë Allahu e ka zgjedhur mbi ditët e tjera dhe e ka dalluar me disa veçori: Këtë ditë Allahu ia dha në mënyrë të veçantë bashkësisë së pasuesve të Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!), i cili ka thënë: “Allahu ua përhumbi ditën e xhuma (të premte) atyre që kanë qenë para nesh. Kështu, hebrenjtë u prirën tek e shtuna, kurse të krishterët u prirën tek e diela. Pastaj Allahu na solli neve dhe na orientoi (mbarësoi) tek e premtja.” (Muslimi 856). Ditën e xhuma (të premte) Allahu krijoi Ademin (Paqja qoftë mbi të!) dhe atë ditë do të bëjë kiametin (shkatërrimin e universit). Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Dita m...