Namazi i Xhumas |GLOBI ISLAM|


Allahu ka obliguar ditën e xhuma (të premte), në kohën e namazit të drekës, njërin prej riteve më madhështorë dhe më obligativ të Islamit. Në të muslimanët tubohen një herë në javë, dëgjojnë këshilla e orientime që i paraqet imami i xhumasë e më pas falin namazin e xhumasë.
Vlera e ditës së xhuma
Dita e xhuma është dita më e madhe, më e lartë dhe më e nderuar e javës. Këtë ditë Allahu e ka zgjedhur mbi ditët e tjera dhe e ka dalluar me disa veçori:
Këtë ditë Allahu ia dha në mënyrë të veçantë bashkësisë së pasuesve të Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!), i cili ka thënë: “Allahu ua përhumbi ditën e xhuma (të premte) atyre që kanë qenë para nesh. Kështu, hebrenjtë u prirën tek e shtuna, kurse të krishterët u prirën tek e diela. Pastaj Allahu na solli neve dhe na orientoi (mbarësoi) tek e premtja.” (Muslimi 856).
Ditën e xhuma (të premte) Allahu krijoi Ademin (Paqja qoftë mbi të!) dhe atë ditë do të bëjë kiametin (shkatërrimin e universit). Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është e xhumaja. Në të është krijuar Ademi, në të është futur në xhenet dhe në të është nxjerrë prej tij. Edhe Ora (momenti i kiametit) nuk ndodh përveçse në ditën e xhuma.” (Muslimi 854).
Për kë është detyrim namazi i xhumasë?
Namazi i xhumasë është detyrim për:
Burrin
Pra, nuk është detyrim për gruan.
Mukelefin (Të përgjegjshmin)
Pra, nuk është detyrim për të çmendurin dhe të miturin që nuk ka arritur pubertetin.
Rezidentin (Vendasin)
Pra, nuk është detyrim për udhëtarin dhe atë që jeton në zonat e shkreta larg qyteteve e vendbanimeve.
Përshkrimi dhe dispozitat e namazit të xhumasë:
Është mustehab (e pëlqyeshme) që muslimani të marrë gusël (lajë tërë trupin) para namazit të xhumasë, të shkojë herët në xhami para se të fillojë hytbja (ligjërata / predikimi i hoxhës) dhe të vishet me rrobat më të mira.
Muslimanët tubohen në xhami dhe atyre u prinë imami, i cili hipën në minber (podium me shkallë), u drejtohet të pranishmëve dhe u mban një hytbe (ligjëratë) në dy pjesë, të cilat i ndan me një ulje të shkurtër mes tyre. Në ligjëratë ai i kujton të pranishmit me frikën dhe madhërimin e Allahut, si dhe u predikon atyre orientime, këshilla dhe ajete kuranore.
Është vaxhib (detyrim) që të pranishmit në xhami ta dëgjojnë me vëmendje hytben dhe të qëndrojnë të heshtur gjatë saj; pra gjatë kohës së hytbes ndalohen bisedat, të folurit dhe marrja me çdo gjë tjetër që të pengon nga përfitimi, qoftë edhe ngacmimi i sixhades a sendeve të tjera.
Pastaj imami zbret nga minberi dhe pasi thirret ikameti ai e udhëheq namazin e personave që falen, duke falur dy rekate, ku këndon Kuran me zë të dëgjueshëm.
Namazi i xhumasë bëhet legjitim vetëm me mbledhjen e një numër njerëzish në xhami. Ndërsa personi të cilit ikën xhumaja ose që nuk merr pjesë në të për ndonjë arsye të ligjshme, në vend të xhumasë duhet të falë drekën, sepse tanimë namazi i xhumasë nuk i merret në konsideratë atij.
Kush shkon me vonesë në xhami për namazin e xhumasë dhe arrin me imamin më pak se një rekat, duhet ta plotësojë namazin si namaz dreke.
Të gjithë personat që nuk e kanë detyrim faljen e namazit të xhumasë, siç janë gratë, udhëtarët etj., por që e falin atë bashkë me xhematin (bashkësinë) e muslimanëve, namazi u llogaritet i vlefshëm dhe nuk e kanë më për detyrë që të falin namazin e drekës.
Kush është i justifikuar në rast mospjesëmarrje në namazin e xhumasë:
Sheriati (Ligji islam) e thekson domosdoshmërinë për të marrë pjesë në xhami për namazin e xhumasë për ata që e kanë detyrë, ashtu sikundër e ndalon të merresh me punë të tjera të kësaj bote në kohën e namazit të xhumasë. I Lartmadhëruari ka thënë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe ndaloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!” (El-Xhumu‘a: 9).
Në të njëjtën kohë, sheriati paralajmëron se do t’i vuloset zemra (do të lihet në humbje) atij që e lë namazin e xhumasë pa një arsye të ligjshme. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që lë (pa falur) tri xhuma nga neglizhenca dhe pa arsye, Allahu do t’ia vulosë zemrën [do ta pengojë atë prej mirësive, mbarësive dhe udhëzimit të Tij].” (Ebu Daudi 1052, Ahmedi 15498) Kuptimi “do t’ia vulosë zemrën” është se do t’ia vulosë e mbulojë zemrën me mbulesë dhe do të bëjë që në të të zërë vend injoranca dhe ashpërsia, njëlloj si zemrat e hipokritëve dhe të pabindurve.
Arsyeja lejuese për të lënë namazin e xhumasë: është çdo rrethanë që të vë në gjendje vështirësie serioze e të pazakontë, ose prej të cilës frikësohesh se ke për të pësuar një dëm shumë të madh në jetën dhe shëndetin tënd.
O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe ndaloni tregtinë.”
A konsiderohet orari i punës dhe profesioni arsye për të lënë namazin e xhumasë?
Si princip, punët dhe angazhimet e vazhdueshme nuk janë arsye që myslimani të lërë namazin e xhumasë. Allahu i Lartësuar na urdhëron t’i lëmë punët dhe t’i kushtohemi namazit të xhumasë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe ndaloni tregtinë.” (El-Xhumu‘a: 9). Muslimani duhet të zgjedhë ato profesione që ia mundësojnë kryerjen e riteve fetare edhe pse të ardhurat e tyre materiale mund të jenë më të pakta sesa të tjerat.
Allahu i Lartësuar thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk (furnizim) prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (Et-Talak: 2-3).
Kur konsiderohet puna arsye për të lënë namazin e xhumasë?
Puna e vazhdueshme dhe e përditshme nuk konsiderohet arsye për të lënë namazin e xhumasë për ata që e kanë detyrim, veçse në dy raste:
Kur puna e bërë realizon një dobi madhore, e cila nuk realizohet vetëmse duke qëndruar në punë pa u shkëputur për namazin e xhumasë; lënia e vendit të punës nga ana e punëmarrësit shkakton dëm serioz dhe punonjësin nuk ka kush ta zëvëndësojë në këtë punë.
Shembuj:
Mjeku i urgjencës i cili trajton gjendjet dhe rastet urgjente.
Roja dhe polici që ruan pasuritë dhe shtëpitë e njerëzve nga vjedhja dhe aktet kriminale.
Ai që merret me mbikëqyrjen e punëve në fabrikat e mëdha e të ngjashme me to, e që duhet ta ndjekë punën në çdo çast.
Kur kjo punë është i vetmi burim fitimi për personin dhe ai nuk ka të ardhura të tjera që ia mbulojnë shpenzimet e domosdoshme për të ushqyer e mbathur veten dhe familjen e tij. Në këtë rast personit i lejohet të qëndrojë në punë e të lërë namazin e xhumasë nga halli, derisa të gjejë një punë tjetër apo ushqim e veshmbathje që i mjaftojnë atij dhe familjes së tij. Megjithatë, në këtë rast njeriu duhet të kërkojë vazhdimisht për një punë dhe burim tjetër fitimi.

Për më shumë na ndiqni në instagram👉http://www.instagram.com/globi_islam

Comments

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete
  2. Mos rri duarkryq dhe mos shiko marrëdhënien ose martesën tënde të shkatërrohet ngadalë siç bëra unë. Marrëdhënia ime gjashtëvjeçare mbaroi dhe i dashuri im më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe qava pafund, por thellë-thellë e dija se të qarit nuk do të rregullonte asgjë.
    Për shkak të dashurisë që kisha për të, vazhdova të kërkoja një zgjidhje - diçka që mund ta rikthente atë. Të lutem mos më gjyko. Kushdo që ka qenë vërtet i dashuruar dhe është dashur në këmbim, do ta kuptojë saktësisht se si ndihesha.
    Ndërsa kërkoja në internet, hasa në shumë komente se si Dr. Dawn kishte ndihmuar njerëzit të rivendosnin marrëdhëniet dhe martesat e tyre. Disa madje pretendonin se ai kishte ndihmuar në shërimin e kancerit, HIV-it, herpesit dhe më shumë. Nga dëshpërimi, vendosa ta kontaktoja dhe i shpjegova gjithçka që po kaloja.
    Pasi më dëgjoi, ai më tha se një vajzë e afërt me të dashurin tim i kishte bërë magji.
    Sinqerisht, kisha vënë re një vajzë të veçantë nga zyra e tij që e vizitonte shpesh të dashurin tim, por nuk e mendova shumë në atë kohë. Dr. Dawn më siguroi se partneri im do të kthehej brenda 48 orësh. Nuk e besova—dukej shumë mirë për të qenë e vërtetë.
    Por për habinë time, brenda 48 orësh, fillova të merrja mesazhe nga një numër i panjohur. Ishte i dashuri im. Ai më dërgoi disa mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke më kërkuar falje. Përfundimisht, e pranova përsëri, veçanërisht pasi bëri përpjekje të vërteta për t'i rregulluar gjërat.
    Muaje më vonë, u martuam dhe sot kemi një fëmijë të bukur së bashku. I jam mirënjohëse Dr. Dawn për mënyrën se si shkoi gjithçka. Unë dhe familja ime jemi të lumtur dhe në paqe.
    Nëse po kaloni një kohë të vështirë në marrëdhënien tuaj, martesë, infertilitet, sëmundje, fat të keq, mos e humbni shpresën. Kontaktoni Dr. Dawn, gjërat patjetër do të ndryshojnë kur më pak e prisni.

    WhatsApp i tij: +2349046229159

    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  3. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment