Posts

Showing posts from October, 2018

Namazi i Xhumas |GLOBI ISLAM|

Image
Allahu ka obliguar ditën e xhuma (të premte), në kohën e namazit të drekës, njërin prej riteve më madhështorë dhe më obligativ të Islamit. Në të muslimanët tubohen një herë në javë, dëgjojnë këshilla e orientime që i paraqet imami i xhumasë e më pas falin namazin e xhumasë. Vlera e ditës së xhuma Dita e xhuma është dita më e madhe, më e lartë dhe më e nderuar e javës. Këtë ditë Allahu e ka zgjedhur mbi ditët e tjera dhe e ka dalluar me disa veçori: Këtë ditë Allahu ia dha në mënyrë të veçantë bashkësisë së pasuesve të Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!), i cili ka thënë: “Allahu ua përhumbi ditën e xhuma (të premte) atyre që kanë qenë para nesh. Kështu, hebrenjtë u prirën tek e shtuna, kurse të krishterët u prirën tek e diela. Pastaj Allahu na solli neve dhe na orientoi (mbarësoi) tek e premtja.” (Muslimi 856). Ditën e xhuma (të premte) Allahu krijoi Ademin (Paqja qoftë mbi të!) dhe atë ditë do të bëjë kiametin (shkatërrimin e universit). Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Dita m...

Konvertohet në myslimane këngëtarja e njohur botrore |GLOBI ISLAM|

Image
Tashmë ajo ka një emër të ri i cili është Shuhada Davitt. Fjala është për këngëtaren e njohur Sinead O’Connor , e cila së fundmi vendoset të konvertohet në islam. Këtë lajmërim, ajo e bëri përmes një statusi të publikuar në Twitter, ku thoshte se nuk është më katolike. “Unë do të doja me krenari të njoftoj se jam bërë myslimane. Ky ishte një përfundim i natyrshëm i udhëtimit tim inteligjent teologjik. Të gjithë librat e shenjtë të botës çojnë në Islam. Unë gjithashtu do të kem një emër të ri. Do të jetë Shuhada”, ka shkruar ajo në Twitter. Tutje, ajo ka publikuar edhe një video, ku shihet duke mësuar Ezanin. “Kjo është përpjekje e ime e parë në thirrjen për namaz. Disa fjalë ende i them gabimisht, pasi ndikohem nga emocionet”, tregon Sinead O’Connor, tashmë Shuhada. Për më shumë na ndiqni në instagram👉 http://www.instagram.com/globi_islam

A lejohet bartja e hajmalisë në Islam?

Image
Pyetje: Selam alejkum hoxhë i nderuar, a lejohet bartja e hajmalisë? Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Bartja e hajmalisë është e ndaluar në Islam dhe nuk lejohet muslimani të mbështetet në gjëra që Islami i ka ndaluar. Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Kush lidhë (bartë) hajmali, ka bërë shirk”. (Transmeton Ahmedi, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë) Edhepse dijetarët kanë spejguar dhe kanë bërë dallim në mesin e atyre të cilët bartin hajmali, duke thënë: -Nëse hajmalia është e shkruar me ajete Kur’anore, apo me lutje të transmetuara nga Pejgamberi (salallahu alejhiveselem), atëherë bartja e saj është haram, ngase nëpërmjet saj nënçmohet emri i Allahut, dhe kjo nuk është rrugë e...

Nje kopje e Kur'anit e gjetur ne anijen e famshme “Titanik” |GLOBI ISLAM|

Image
Hoxhë Husamedin Abazi tregon nje gje interesante: Kohët e fundit, është gjetë një kopje e përkthyer e Kur’anit fisnik e mbetur në Anijen Titanik e cila është fundosë më 1912 në Oqeanin Atlantik! Kopja e padëmtuar kishte qenë e një muslimani indian që ka qenë nga pasagjerët e Titanikut. Jo rastësisht Allahu thotë: “Vërtetë, Ne e kemi zbritur Kur’anin, dhe Ne do ta ruajmë atë”. Për më shumë na ndiqni në instagram👉 http://www.instagram.com/globi_islam

Dhjetë shtëpit, ku Meleiket (Melaqet) nuk do të hynë! |GLOBI ISLAM|

Image
Dhjetë shtëpit, ku Meleiket (Melaqet) nuk do të hynë!! 1- Shtëpit, ku nuk mbahet lidhja faresfisnore. 2- Shtëpit, ku nuk nderohen prinderit. 3- Shtëpit, ku merren kamatë dhe jipen kamatë. 4- Shtëpit, ku qëndrojn Qentë. 5- Shtëpit, ku nuk përmendet Allahu. 6- Shtëpit, ku ofendohen shokët e Pejgambereve. 7- Shtëpit, ku gjenden fotografit, putat dhe statujat me perjashtim nese ato foto permbajn Natyr. 8- Shtëpit, ku ka instrumente Muzikore ose luhet muzika. 9- Shtëpit, ku ka këmbana që i ngjasojnë këmbanave të kishes ose te njejta. 10- Shtëpit, ku konsumohet Alkooli dhe ku luhen lojrat e fatit. Për më shumë na ndiqni në instagram👉 http://www.instagram.com/globi_islam

Njeriu i zemrave Elvis Naçi hap “Magazinën e Bamirësisë”, me 60 tonë ushqime për të varfërit (Video)

Image
Njeriu i zemrave Elvis Naçi hap “Magazinën e Bamirësisë”, me 60 tonë ushqime për të varfërit (Video) Ndiqeni: Për me shumë na ndiqni në instagram Follow👉 http://www.instagram.com/globi_islam

Dënimi i zullumqarëve në Ditën e Gjykimit

Image
ZULLUMI, KY MËKAT I SHËMTUAR! Allahu, xhele ue ala, thotë; ” E ti, mos mendo, kurrsesi, që Allahu nuk vëren atë që punojnë zullumqarët! Ai, vetëm ua shtyen (dënimin) dei në Ditën kur sytë e tyre do të mbeten të hapur.” (Ibrahim: 42). ” E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Shuara: 227). I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: Transmetohet nga Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë; ” Padrejtësia(zullumi) është errësirë në ditën e kijametit(gjykimit).” Shënuan: Buhariu: 3/99, Muslimi: 4/1996(2579), Ahmedi: 2/92,106,136,137,156. Tirmidhiu: 4/377(2030). I Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Vërtetë, Allahu i Madhëruar do ta afatizojë zullumqarin derisa kur ta kap, nuk do të mund t’i shpëton. Pastaj, Pejgamberi, alejhi selam, lexoi ajetin nga Kur’ani: ” I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin ...

Varri i gruas që falej u rrëzua, ndërsa varri i pijanecit mbeti i paprekur |GLOBI ISLAM|

Image
Në një fshat, kishte jetuar një grua e cila i falte të gjitha namazet dhe e agjëronte çdo ramazan, mirëpo ishte e atillë që interesohej për gjithçka… Për secilin kishte diçka për të thënë, për secilin dëshironte të fliste dhe të përhapte gënjeshtra. Në një shtëpi, pranë shtëpisë së saj, jetonte një pijanec, i cili kurrë nuk ishte i pa dehur. Sa herë që dikush prej tij kërkonte diçka, ai menjëherë vraponte për t’ia dhënë… Nëse dikush kishte nevojë për ndihmë, ai menjëherë shkoi për t’i ndihmuar. Një ditë ndodhi që të dy të vdesin dhe të varrosen. Kur përfundoi çdo gjë rreth varrimit, të nesërmen varri i pijanecit qëndroi i paprekur, ndërsa varri i gruas, i tëri u rrënua brenda. Familja e saj e rregullonte, por ai të nesërmen përsëri rrënohej. Dhe kështu ata e riparuan disa ditë. Pastaj shkuan te hoxha për ta pyetur se pse po ndodhte kjo, ku mund të jetë problemi? I thanë hoxhës se kjo ishte një grua që falej vazhdimisht, agjëronte, shkonte në xhami, andaj pse p...

Lutjet që nuk refuzohen nga Allahu☝ Cilat janë ato? ⤵⤵

Image
1. Lutja e besimtarit për vëllanë e tij musliman në mospraninë e tij: Nga Ebu Derdaja r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka musliman që e lut Allahun për vëllanë e tij, në mospraninë e tij, e që meleku i cili është i caktuar për të, të mos e bëj të njëjtën lutje për atë që lutet.” (Shënon Muslimi) 2. Lutja e atij që i është bërë padrejtësi: “Kur i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vendosi ta dërgonte Muadhin në Jemen, e këshilloi me fjalët: “Ruaju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, sepse me të vërtetë ndërmjet lutjes së tij dhe Allahut nuk ka kurrfarë perdeje (pengese).” (Shënon Buhariu) 3. Lutja e udhëtarit: Nga Ebu Hurejra, r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “ Tri lutje nuk kthehen mbrapa dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi: lutja e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e udhëtarit dhe lutja e prindi...

A i ke dëgjuar këto rreth Xhennetit?

Image
Xheneti është mëshira e Allahut me të cilën Ai mëshiron kë dëshiron nga robërit e Tij. Xheneti është vendbanim i paqes dhe shtëpia e atyre të cilët Allahu u dhuroi begati, si; profetët, dëshmorët, të sinqertit dhe të devotshmit. Në Xhenet burojnë dhe rrjedhin lumenj, kështjellat e tij janë të ndërtuara me tulla, njëra prej floriri dhe tjetra prej argjendi, ndërsa llaçi është i përbërë nga misku aromatik. Guralecët e tij janë perla dhe margaritarë, toka është safran dhe në të ka perla në formën e çadrave të mëdha. Xheneti është dritë që vezullon, aromë që përhapet kudo, lum i rrjedhshëm, frut i pjekur, hyrije të bukura, pemë të mrekullueshme pa gjemba dhe me hije të gjera, banane të mbushura me fruta pranë ujit rrjedhës. Banorët e Xhenetit ushqehen me to dhe gjithçka tjetër të dëshirojnë duke ndjerë gjithmonë kënaqësi. Ata nuk kanë jashtëqitje dhe as sekrecione hundësh, por trupat e tyre çlirohen me anë të djersës së lehtë me aromë të mirë, misku. Ata do të jetojnë në të përgjithmonë ...